Hotel - Akomodime - Shqiperi
Hotel Agimi
Hotel AGIMI ndodhet buze rruges nacionale Sarande – Butrint, i vendosur ne zemer te zones turistike te qytetit te ri. Te hotel “AGIMI” mund te relaksohesh vetem duke pare kaltersine dhe pastertine e detit Jon. Nga dhomat e hotel Agimit ju mund te sodisni detin dhe nga ana tjeter malin e gjelberuar te Sarandes.
|
Hotel Brilanti
Hotel Brilanti eshte nje hotel i ri dhe shume modern qe i ploteson te gjitha standartet e nje hoteli 3*** Yje, i vendosur ne periferi te Sarandes. Hoteli ka dhoma te qeta dhe te rehatshme me nje mobilim elegant, disa me ballkon me pamje direkt mbi detin dhe bulevardin e Sarandes.Sherbim i kujdesshem dhe atmosfera mikpritese ju sigurojne nje qendrim mbreslenes. Hoteli disponon Bar, Restaurant, Salle konferencash Parking, Plazh privat vetëm për pushuesit, kënde për lojra të ndryshme, shërbim taxi.
Hotel Butrinti
Ne pjesen me terheqese te bregdetit shqiptar, ne nje copez te Mesdheut te mbetur per mrekulli e virgjer, ne Sarande, ndodhet Hotel Butrinti. Hoteli me 5 yje eshte nje ndertese e re ne nje zone me tradita. Kur te ktheheni nga ekskursionet ne zonat e shumta e interesante te Sarandes si Kalaja, pika arkeologjike e Butrintit apo Ksamili, hoteli ve ne dispozicionin tuaj ambjente luksoze te piano barit dhe pub-it, ku ju mund te pushoni nen tingujt e muzikes se zgjedhur dhe koktejleve me te veçante.
Hotel Internacional
Hotel i ri i nje klasi te larte, i vendosur ne periferi te Sarandes. Dhoma te qeta dhe te rehatshme me nje mobilim elegant, disa me ballkon me pamje direkt mbi detin e pa pershkrueshem te Jonit qe ndodhet para tij. Ku mund te sodisni mrekulline e mbremjes ne perendimin e diellit. Sherbim i kujdesshem dhe atmosfera mikpritese ju sigurojne nje qendrim mbreselenes.
Hotel Kaonia
Ky hotel i kendshem dhe i rehatshem eshte ndertuar ne vitin 1998. Pozicioni i tij strategjik ne qender te qytetit dhe fare prane detit e ben ate nje zgjedhje te mire per njerezit qe duan të shijojne detin dhe jeten e gjalle te qytetit gjate sezonit veror. Vendodhja e hotelit pergjate bulevardit kryesor ju krijon mundesine të beheni edhe ju pjese e shetitjeve tradicionale gjate mbremjeve.
Hotel Nertili
Hotel Nertili eshte nder hotelet me te vjeter te zones turistike te Sarande ku dhe pozcionimi i hotelit eshte ne nje pozicion te perkryer, ky hotel i arrine standartet e nje hoteli 3*** Yje si ne arredimet e akomodimit po ashtu dhe ate te sherbimit kualifikuar nga personelet qe sherbejne ne hotel Nertili.
|














