BONITA ***

Kompleksi turistik Bonita, është një strukturë interesanteqë ju pret mes gjelbërimit të pishave,bregut të deti e komfortit të ndërtesave moderne e luksoze, pak metra larg rrugës kombëtare Durrës-Kavajë.
Largësia nga deti: 15 m. Kapaciteti: 37 apartamente me sipërfaqe 30- 100 m2, të pajisura me tv, frigorifer, kënd i plotë gatimi, kondicioner, dush, ballkon-verandë. Restoranti ofron për ju më të mirën e kuzhinës shqiptare dhe italiane, duke sjellë vetëm prodhime të freskëta, frutat e detit dhe peshkun e shumëllojshëm.Verërat e të gjitha llojeve nga kantinat më të mira shqiptare dhe të huaja, shoqërojnë menunë e përditshme të gatimit.
Shërbime të tjera: bar restorant veror, muzikë live gjatë të gjithë sezonit veror, pistë vallëzimi, plazh privat me shërbime falas për klientët, kënd lojrash për fëmijët, fast food buzë detit, parking.






