Rreth Europe Turist

Disa fjalë për “Europe-Turist”

Shoqata për turizëm Europe – Turist me seli në Gostivar, e themeluar dhe që punon që nga viti 1990 si një ndërmarrje private me komponente kryesore, agjencione turistike dhe byro, transport të udhëtarëve në komunikacionin ndërkombëtar rrugor, ajror dhe ujor si dhe shërbime tjera në sferën e turizmit, hotelierisë, dhe komunikacionit.

Me zhvillimin e saj Europe Turist – Gostivar, në vitin 1997 u bë antare e IATA (International air transport association) Shoqata ndërkombëtare për transport ajror me seli në Gjenevë dhe ATAM (Association of Travel Agencies of Macedonia) Shoqata e agjencioneve turistike në Maqedoni, sot posedon licencë të kategorisë “A” e dhënë nga Ministria e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë.

Antarsimi në IATA dhe lidhja direkte në sistemin kompjuteristik pë avio rezervime AMADEUS me të cilat mundësohet rezervimi dhe dhënia e të gjitha llojeve të biletave elektronik për aeroplanë, duke vendosur tarifa më të volitshme për të gjitha destinacionet në Evropë dhe në Botë, rezervime për Rent-A-Car dhe shërbime tjera në sferën e turizmit dhe komunikacionit.

Në komunikacionin rrugor, Europe – Turist disponon me autobusë modern turistik dhe furgona të kategorisë së lartë, me të cilat kryen transport të udhëtarëve në komunikacionin ndërkombëtar dhe të brendshëm, bartje të udhëtarëve nga dhe deri te aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Në ndasinë(komponentën) turistike , organizon seminare, ekskurzione si dhe ekskurzione të përshtatura sipas kërkesave të grupeve dhe individëve, udhëtime individuale me akomodim hotelierik dhe kërkesa tjera me përdorim të shërbimeve hotelierike dhe pansioneve në vendin tonë dhe jashtë tij, përdorimi i pushimeve vjetore, pushimeve verore, pushimeve dimërore dhe qëndrimeve në fundjavë në vendin tonë dhe jashtë tij.

Europe Turist – Gostivar, me agjencionet e veta në Gostivar dhe në Kërçovë, me kuadër të trajnuar dhe professional në punën e vete të deritanishme te klientët e vet dhe te shoqatat gëzon autoritet dhe bonitet si një firmë e afirmuar dhe mirë e kuotuar në vend dhe jashtë tij.

Europe Turist – Gostivar, ju ofron shërbime komplete, përdorni shërbimet tona dhe bindeni vetë.

 
VERA 2010
Kursi Valutor
Aeroportet

Aeroporti i Shkupit

Aeroporti i Prishtines

Aeroporti i Tiranes

Aeroporti Zurich

Login Forma
MOTI

LIMISTUDIO